Autoambulanca me targa të Serbisë hyn ilegalisht në Kosovë, shoqërohen në polici shoferi, pasagjeri dhe dy pacientë

PUBLIKUAR

Një autoambulancë me targa të Serbisë është futur ilegalisht në Kosovë në fshatin Kapi në Kamenicë.

Policia tha se për këtë rast janë shoqëruar në polici shoferi, pasagjeri dhe dy pacientë, të cilët më pas u liruan në procedurë të rregullt.

“Kalim ilegal i kufirit – Fsh. Kapi, Kamenicë 26.09.2025 – 18:00. Janë shoqëruar në stacionin policor vozitësi i autoambulancës me targa të Serbisë, i dyshuari mashkull kosovar, pasagjeri dhe dy pacientë, pasi që kishte kaluar kufirin ilegalisht. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari, pasagjer dhe dy pacientet janë liruar në procedurë të rregullt”, tha policia në raport./Express/

*Fotografia në lajm ilustruese

 

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...