Gjendet pa shenja jete një person në Përpellac të Podujevës

PUBLIKUAR

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Përpellac të Podujevës, të premten rreth orës 18:30.

Për Klankosova.tv, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka theksuar se me të pranuar informatën zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas saj, vdekja e burrit u konstatua në vendin e ngjarjes.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Ahmeti

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...