Dimitrieska-Koçoska: Rritja ekonomike sot është falë sektorit privat, ndërtimtaria po shënon rritje të dukshme

PUBLIKUAR

“Treguesit ekonomikë në sektorë të caktuar më në fund po tregojnë rezultate pozitive. Më gëzon fakti që pas një kohe të gjatë, të dhënat e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) tregojnë se sektori privat është nxitësi kryesor i rritjes ekonomike në vendin tonë, me një pjesëmarrje veçanërisht të theksuar në ndërtimtari dhe bujqësi”.

Kjo u theksua nga ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në emisionin “Biznes21” në “TV21”, duke nënvizuar aspektin se sot, rritja nuk varet nga konsumi publik, por nga aktivitetet dhe investimet e kompanive private.

“Më shumë më inkurajon fakti që sektori privat po krijon mundësi të reja, duke investuar në zhvillim dhe duke stimuluar produktivitetin e ekonomisë. Ndërtimtaria po shënon rritje të dukshme, e cila ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e infrastrukturës, ndërsa bujqësia, pas shumë vitesh me rezultate negative, po tregon dinamikë pozitive gjatë dy tremujorëve të fundit. Ky është tregues i qartë se jemi në rrugën e duhur dhe se po arrijmë rezultate në përputhje me atë që kemi planifikuar si Qeveri”, potencoi ministrja.

Ministrja shtoi se, pavarësisht sfidave në sektorin publik dhe kufizimeve të tregut, kompanitë private vazhdojnë ta stimulojnë ekonominë, duke kontribuar në stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e produktit të brendshëm bruto.

“Më shumë më gëzon fakti që rritja aktualisht gjenerohet nga sektori privat, i cili është shtytësi i ekonomisë e jo nga konsumi publik, siç ishte rasti në të kaluarën”, theksoi Dimitrieska-Koçoska.

Ministrja theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar për të krijuar kushte për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit privat./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ariu zbarkon në Novosellë të Pejës, mbytë disa dele

Ka disa ditë që flitej se në fshatin Novosellë të Pejës ishin parë dy...

Arrestohet një person në Prishtinë për keqpërdorim të kartelave bankare

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar të dyshuarën me iniciale A.G, 24 vjeç...

Disa fshatra të Fushë Kosovës dhe pjesa e lagjes 028,029 mbesin pa furnizim me ujë

Përmes një njoftimi të bërë në faqen zyrtare në facebook, Kompania Rajonale e Ujësjellsit...