Deklarohet vjedhja e 120 mijë eurove dhe një arme zjarri në Gjakovë

PUBLIKUAR

Mëngjesin e sotëm është raportuar një vjedhje në një shtëpi në Novosellë të Epërme të Gjakovës. Sipas deklaruesit, hajnat kanë vjedhur 120 mijë euro dhe një armë zjarri, ka mësuar Express nga burimet e saj.

Rasti është hapur si “vjedhje e rëndë”, konfirmoi për Express zëdhënësi i policisë rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Konfirmimi i tij i plotë:

Sot, është raportuar se në fshatin Novosellë e Epërme-Gjakovë, persona të panjohur rreth orës 08:30 kanë depërtuar në një shtëpi ku kanë vjedhur një armë zjarri (pistoletë) me nëntë copë fishekë, si dhe një shumë të konsiderueshme parash. Njësitë përkatëse policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rasti “Vjedhje e rëndë”. Aktualisht po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit.

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...