Trump përmend Kosovën mes “shtatë luftërave” që thotë se i ndaloi, kritikon OKB-në

PUBLIKUAR

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se gjatë mandatit të tij ka “përfunduar shtatë luftëra të pafundme”, duke përfshirë edhe konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një fjalim ku u mburr me përpjekjet e tij diplomatike, Trump përmendi shtatë raste ku, sipas tij, ka ndalur luftëra ose ka zgjidhur tensione: Kamboxhia dhe Tajlanda, Kosova dhe Serbia, Kongo dhe Ruanda, Pakistani dhe India, Izraeli dhe Irani, Egjipti dhe Etiopia, si dhe Armenia dhe Azerbajxhani.

Trump kritikoi Kombet e Bashkuara, duke thënë se nuk kishin luajtur asnjë rol në proceset e paqes.

“Është shumë keq që më është dashur t’i bëj unë këto gjëra në vend që t’i bënin Kombet e Bashkuara. Për fat të keq, në të gjitha rastet, ata as që u përpoqën të ndihmonin”, u shpreh ai.

Sipas tij, shumëkush mendon se ai duhet të marrë Çmimin Nobel për Paqen, por Trump shtoi se “çmimi i vërtetë” është fakti që miliona njerëz jetojnë sot pa rrezikun e luftës./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet shtetasi i huaj në Vërmicë, u vendosi 5 euro në dokumente policëve

Një shtetas i huaj është arrestuar pasi, gjatë prezantimit të dokumenteve të autobusit në...

Hykmete Bajrami: Raporti i BQK-së konfirmon rritjen e çmimeve dhe ngadalësimin e ekonomisë

Hykmete Bajrami ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës...

KFOR-i ushtron në poligon qitjeje: Përmes aktiviteteve të tilla ruajmë nivelin e lartë të gatishmërisë për sigurinë e Kosovës

KFOR ka njoftuar sot se ushtarët italianë dhe bullgarë të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim...