Dogana parandalon trafikimin e gjashtë Iphonëve, i konfiskon 9 mijë nga 36 mijë eurot e padeklaruara

PUBLIKUAR

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se sot, gjatë një operacioni në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka parandaluar tri raste të tentim-kontrabandës, ku dy prej tyre me telefona dhe një i mosdeklarimit të mjeteve monetare.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se tek dy udhëtarë që vinin nga një linjë ndërkombëtare janë gjetur telefona të fshehur në trupin e tyre, ndërsa tek një pasagjer tjetër janë gjetur 36 mijë e 500 euro të padeklaruara dhe nëntë mijë euro janë konfiskuar.

“Gjatë kontrollit të një pasagjeri që vinte nga një linjë ndërkombëtare, zyrtarët doganorë kanë zbuluar disa telefona të fshehur në trupin e tij, të cilët dyshohet se ishin të destinuar për tregun e zi. Gjithashtu, edhe tek një udhëtar tjetër janë gjetur telefona të mençur gjatë tentim-kontrabandës.”

“Po ashtu, gjatë kontrollit të bagazhit të të njëjtit pasagjer, janë gjetur 36,500 euro të padeklaruara, prej të cilave 9,000 euro janë konfiskuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon qarkullimin e mjeteve monetare në kufi,” thuhet në njoftim.

Rasti është referuar për hetime të mëtejshme te Drejtoria e Hetimeve të Doganës së Kosovës, për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore dhe veprimet tjera procedurale. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...