OVL UÇK përkujton dëshmorët që dhanë jetën nga 8 deri më 20 shtator

PUBLIKUAR

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kujtuar dëshmorët e rënë për çlirimin e Kosovës në datat nga 8 deri më 20 shtator gjatë luftës së fundit në vend.

Në një postim në Facebook, OVL UÇK thekson se në altarin e lirisë qëndrojnë të pavdekshëm ata që e vunë jetën për atdheun.

“Dëshmorët e rënë gjatë luftës sonë çlirimtare nga 8 deri 20 shtator.Bekë Muslijaj, Driton Zeneli, Muhamet Shala, Përparim Krasniqi, Shefqet Zukaj, Shefqet Belegu, Xhevdet Hoti, Azem Ukaj, Isuf Ukaj, Sadri Latifaj, Sadri Ukaj, Arif Berisha, Burhan Dervishaj, Ekrem Lulaj, Mirush Dakaj, Sadri Vishaj, Shpëtim Bobi, Xhevat Sejfiaj, Skënder Salihaj, Asllan Kleqka, Avni Shabani, Bekim Lushaku, Bekim Maliqi, Fadil Sejdiu, Habib Zeka, Islam Rekaliu, Nazmi Zhegrova, Rifat Zeneli, Selim Rekaliu, Ilaz Hyseni, Musë Begu, Ramadan Behrami, Jonuz Zeneli, Bekim Osmani, Venet Bajramaj, Adonis Beci, Xhemajl Agushi, Canë Qelaj, Florie Kamaj, Refki Salihaj, Abedin Ferizi, Arsim Bega dhe Fadil Krasniqi”, thuhet në reagim.

OVL UÇK shton se i kujton me nderim e krenari dhe nuk i harron kurrë bijtë e kombit. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet shtetasi i huaj në Vërmicë, u vendosi 5 euro në dokumente policëve

Një shtetas i huaj është arrestuar pasi, gjatë prezantimit të dokumenteve të autobusit në...

Hykmete Bajrami: Raporti i BQK-së konfirmon rritjen e çmimeve dhe ngadalësimin e ekonomisë

Hykmete Bajrami ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës...

KFOR-i ushtron në poligon qitjeje: Përmes aktiviteteve të tilla ruajmë nivelin e lartë të gatishmërisë për sigurinë e Kosovës

KFOR ka njoftuar sot se ushtarët italianë dhe bullgarë të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim...