Një muaj paraburgim ndaj të pandehurit që u kap me kokainë në Ferizaj

PUBLIKUAR

Gjykata e Ferizajt ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit V.G, i dyshuar për vepren penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Atij i janë gjetur një sasi e drogës e llojit “kokainë’.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari I procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda Habib Zeqiri, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se më datë 16 shtator 2025, rreth orës 20:00, në një rrugë të qytetit të Ferizajt, i pandehuri pa autorizim ka blerë dhe poseduar me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ose ofrimit për shitje substanca psikotrope, analoge apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, në atë mënyrë që nga hetuesit e DHTN – Ferizaj, pas ndaljes dhe kontrollimit trupor të dyshuarit V.G., i cili ka rezultuar me gjetjen e një qese (dozë) substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë 3.28 gram, e pastaj DHTN – Ferizaj, kryen kontroll – bastisje të banesës së tij e cila gjendet në Ferizaj, kontroll i cili rezulton me gjetjen e 34 qeseve najloni (doza) me substancë të dyshuar  narkotike të llojit kokainë me peshë 14.05 gram, doza të cilat ishin të futura brenda një kutie cilindrike dhe një peshore digjitale, të cilat janë sekuestruar nga ana e policies”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...