Vazhdojnë telashet e kampionit kosovar: Drita ende pa fitore në Superligë

PUBLIKUAR

Kampioni aktual i Kosovës, Drita, po kalon një moment shumë të vështirë në fillim të edicionit të ri të Albi Superligës së Kosovës, duke mbetur pa fitore pas katër xhirove të para.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Zekrija Ramadani nuk po arrin të gjejë ritmin dhe formën që e karakterizonte sezonin e kaluar, kur ngriti trofeun e kampionit. Pas dy barazimeve dhe dy humbjeve, gjilanasit kanë vetëm dy pikë dhe aktualisht renditen në vendin e parafundit të tabelës, së bashku me Llapin, që ka bilanc të njëjtë.

Drenica surprizon kampionin

Ndeshja e sontme ndaj Drenicës, e zhvilluar në Gjilan, solli një tjetër zhgënjim për gjilanasit. Skuadra mysafire, e sapo promovuar këtë vit në elitën e futbollit kosovar dhe e drejtuar nga Bylbyl Sokoli, arriti një fitore të rëndësishme me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm dhe vendimtar të ndeshjes e realizoi Altin Vojvoda në minutën e 40-të, pas një aksioni të shpejtë dhe të kombinuar mirë, duke i dhënë epërsi Drenicës para pushimit.

Në pjesën e dytë, mysafirët u fokusuan më shumë në mbrojtje, duke menaxhuar rezultatin dhe duke neutralizuar përpjekjet e Dritës për të gjetur golin e barazimit. Në fund, Drenica doli nga fusha me tre pikë të arta, që janë të dytat radhazi për ta në këtë edicion.

Skuadra kuqezi nga Skenderaj po befason me paraqitjet e saj në rikthimin në Superligë. Me 7 pikë në katër ndeshje, Drenica aktualisht gjendet në vendin e katërt, duke u renditur krah për krah me Prishtinën, që mban vendin e tretë me të njëjtin numër pikësh.

Alarm për kampionin

Ndërkohë, tek Drita situata duket alarmante. Për një skuadër që ka synime të qarta për mbrojtjen e titullit, starti pa fitore dhe me renditje kaq të ulët është shqetësues, aq më pak që ajo do të luanë edhe në Ligën e Konferencës në tetor.

Presioni mbi trajnerin Zekrija Ramadani dhe futbollistët pritet të rritet, sidomos nga tifozët e zjarrtë të klubit, të cilët janë mësuar me rezultate të mëdha vitet e fundit.

Në fundjavë, Drita do të kërkojë të rikthehet te fitorja për të dalë nga kjo krizë, pasi çdo hap i gabuar mund ta bëjë edhe më të vështirë rrugën drejt objektivave sezonalë. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

A do të luajë Lamine Yamali ndaj Newcastlet të enjten?

Barcelona po përgatitet të nisë fushatën e Ligës së Kampionëve 2025-26 me një mungesë...

Dikur mbrojtësi më i shtrenjt në botë, shikojeni ku ka përfunduar ish-ylli i Manchester Cityt

Transferimi te Manchester City dikur e kishte bërë atë mbrojtësin e krahut më të...

Interesante! Sheffield Unitedi rikthen trajnerin 3 muaj pasi që e shkarkoi

Klubi i “Championship”, Sheffield United ka bërë një veprim interesant. “Bardhekuqtë”, kanë rikthyer ish-trajnerin e...