Ministria e Ekonomisë jep udhëzimet paraprake për skemën e granteve për energji të pastër

PUBLIKUAR

Ministria e Ekonomisë ka bërë një njoftim me rëndësi për bizneset prodhuese dhe përpunuese.

Në njoftim janë dhënë udhëzime paraprake për skemën e granteve për energji të pastër për të ndihmuar bizneset prodhuese dhe përpunuese të përgatiten me kohë.

“Këto udhëzime ju mundësojnë të filloni paraprakisht përgatitjen e dokumenteve, në mënyrë që të jeni gati në momentin kur hapen thirrjet. Skema do të mbështesë investime në këto masa: Sistemet e energjisë solare fotovoltaike për prodhim të energjisë elektrike; Sistemet solare termike për ngrohjen e ujit sanitar; Sistemet e baterive për ruajtjen e energjisë elektrike; Masat e efiçiencës së energjisë në ndërtesat e bizneseve; Pajisjet që ulin konsumin e energjisë në linjat e prodhimit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Nis seanca pas afro 2 orësh vonesë

Me afro dy orë vonesë, ka nisur seanca në Kuvendin e Kosovës. Përfaqësuesit e partive...

Abdixhiku: Partitë pajtohen për tekstin e Deklaratës për vendimin e Speciales

Kryetari i Lidhjes Demkratike të Kosovës, Lumir Abdxhiku ka thënë se është arritur dakordim...

Hamza: Presim që qeveria ta kryejë pjesën e vet për ndryshimin e ligjit për Specialen, më pas jemi të hapur për Presidentin

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza tha se brenda disa ditësh qeveria duhet ta kryejë...