Vdekja e të burgosurit në Dubravë, reagon KMDLNJ

PUBLIKUAR

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, përmes një komunikate drejtuar mediave ka reaguar për vdekjen e një të burgosuri në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Në reagimin e tyre thuhet se, Tasim Zhuniqi, 64 vjeç , i dënuar dhe në vuajtje të dënimit në Qëndrim Korrektuese në Dubravë, më 15 shtator 2025 ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Pejë, pas një komplikimi me mushkëri.

Po ashtu, theksohet se trupi i të ndjerit, me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin për Mjekësi Ligjore për obduksion , siç parashihet me LESP – ë.

“KMDLNj – ë edhe më herët ka theksuar se pa ndërtimin e një spitali në kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës, pa investim në infrastrukturë profesionale duke ofruar stimulim shtesë për profesionistët shëndetësorë që do të punonin në këtë spital, nuk do të ketë përmirësim të trajtimit të shëndetit për personat e privuar nga liria përkundër angazhimit maksimal të Shërbimit shëndetësor të burgjeve”.

Po ashtu, theksohet se, transporti i të burgosurve për trajtim, sidomos të rasteve me rrezikshmëri të lartë paraqet problem të madh.

“Mungesa e kapacitetit pranues në institucionet shëndetësore publike është sfidë e madhe për SHKK dhe SHSHB, e para në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë kurse e dyta e Ministrisë së Shëndetësisë. Për KMDLNj paraqet brengë të veçantë pandjeshmëria e gjykatave edhe për rastet me sëmundje të pashërueshme duke refuzuar thuaja çdo kërkesë të argumentuar nga Shërbimi Spitalor i Burgjeve për ndërprerje të dënimit. KMDLNj – ë i shprehë ngushëllime familjes së të ndjerit duke kërkuar reflektim institucional”, vijon reagimi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku: Partitë pajtohen për tekstin e Deklaratës për vendimin e Speciales

Kryetari i Lidhjes Demkratike të Kosovës, Lumir Abdxhiku ka thënë se është arritur dakordim...

Hamza: Presim që qeveria ta kryejë pjesën e vet për ndryshimin e ligjit për Specialen, më pas jemi të hapur për Presidentin

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza tha se brenda disa ditësh qeveria duhet ta kryejë...

Tahiri: Deklarata e përbashkët lidhur me aktgjykimin për ish-krerëve të UÇK-së në përfundim e sipër

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri tha se po shkruhet deklarata e...