Ferizaj në zi/ Hapen dyert e mortit për Brahim Ramusën, babain e katër fëmijëve që u vra nga kushëriri i tij

PUBLIKUAR

Paraditen e së martës, familja Ramusa në fshatin Balaj të Ferizajt ka hapur dyert e mortit, pas një tragjedie që e ka tronditur të gjithë zonën.

Viktima është 38 vjeçari Brahim Ramusa, i cili humbi jetën mbrëmjen e së hënës, si pasojë e plagëve të marra nga armë zjarri.

Brahim Ramusa ka lënë pas katër fëmijë të moshës së vogël, ndërsa dhimbja në familje është e pamasë.

Ekipi i IndeksOnline vizitoi familjen sot në mëngjes, por të afërmit nuk pranuan të flasin për media, duke theksuar se po kalojnë momente jashtëzakonisht të rënda.

I dyshuari për vrasjen është kushëriri i viktimës, djali i axhës së tij, një burrë rreth 50 vjeç, me të cilin Brahimi kishte pasur mosmarrëveshje të mëhershme.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, i dyshuari ka shtënë pesë herë në drejtim të Brahim Ramusës, duke e goditur katër herë në stomak.

Përkundër përpjekjeve për ta shpëtuar, plagët kanë rezultuar fatale. Hetuesit kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që i dyshuari ndodhet në ndalim policor./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj: UÇK-ja bëri luftë çlirimtare, kuvendi t’i bashkohet zërit të qytetarëve

  Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, është deklaruar pak para nisjes së seancës së kuvendit,...

Vonohet seanca e kuvendit, deputetët ende nuk janë mbledhur në sallë

Kanë kaluar rreth 30 minuta nga koha kur ishte paraparë të niste seanca plenare...

Kadrijaj: Në Aleancë jemi të gatshëm edhe për zhbërjen e Gjykatës Speciale

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj tha se ajo dhe bashkëpartiakët e saj në Kuvend...