Theri me thikë një person në një kafiteri në Gjakovë, Prokuroria kërkon paraburgim

PUBLIKUAR

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi me inicialet V.K., i dyshuar për tentim vrasje ndaj një personi tjetër me inicialet R.B.

Ngjarja ka ndodhur më 14 shtator 2025, rreth orës 11:00, në pjesën e jashtme të një kafiterie në rrugën “Washington” në Gjakovë, ku sipas Prokurorisë, i dyshuari, pas një mosmarrëveshjeje me viktimën, e ka goditur atë disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.

Sipas njoftimit zyrtar, viktima është dërguar fillimisht në emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë dhe më pas është transferuar për trajtim të mëtejshëm në QKUK për shkak të plagëve të rënda.

Prokuroria ka bërë të ditur se ekziston dyshimi i bazuar se V.K. ka kryer veprën penale “vrasje në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri është arrestuar menjëherë pas ngjarjes dhe ndodhet në ndalim prej 48 orësh, ndërsa Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

OVL UÇK thërret konferencë për nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur një konferencë...

KFOR-i: Batalioni britanik mbërrin në Kosovë, dislokimi rutinë nuk ndryshon mandatin e misionit

Personeli, pajisjet dhe automjetet nga Batalioni i Parë i “The Rifles” të Mbretërisë së...

Mërgata shqiptare në Bavari mobilizohet në mbështetje të protestës “LIRIA KA EMËR”

  Mërgata shqiptare në Bavari po mobilizohet në mbështetje të protestës së thirrur nga platforma...