Rubin: UÇK-në e udhëhoqën komandantët, jo Thaçi – ai nuk kishte kompetenca

PUBLIKUAR

Në Dhomat e Specializuara në Hagë është duke vazhduar procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ku pala mbrojtëse ka filluar me paraqitjen e dëshmitarëve.

Si dëshmitar i mbrojtjes në sallën e gjykimit është duke dhënë dëshminë e tij James Rubin, ish-zyrtar i lartë i administratës amerikane dhe një njohës i zhvillimeve në Kosovë gjatë viteve të luftës (1998–1999).\

Gjatë dëshmisë së tij Rubin tregoi se në qershor të vitit 1999 ishte kthyer në Kosovë për shkak të negociatave për demitarilizimin e UÇK-së.

“Zonja Allbright më tha që duhet të shkoj në Kosovë dhe të sigurohem që Thaçi të nënshkruaj marrëveshjen. Gjatë kohës sa kemi diskutuar për demitalirizimin e UÇK-së nuk kam qëndruar në Kosovë por në një hotel në Shkup dhe nga aty çdo ditë më dërgonin me veturë për tu takuar në mal me Thaçin, ishte fundi i qershorit 1999”, tha Rubin.

Ai theksoi se Thaçi nuk kishte kompetenca e as nuk ishte përgjegjës për vendimet brenda UÇK-së.

“Nuk e kishte aftësinë e as kompetencës që të merrte vendime për UÇK-në. Kishte më shumë rolin e ministrit të punëve të jashtme, ishte fytyra e UÇK-së”, u shpreh Rubin, raporton Telegrafi.

SHIKO MË SHUMË

OVL UÇK thërret konferencë për nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur një konferencë...

KFOR-i: Batalioni britanik mbërrin në Kosovë, dislokimi rutinë nuk ndryshon mandatin e misionit

Personeli, pajisjet dhe automjetet nga Batalioni i Parë i “The Rifles” të Mbretërisë së...

Mërgata shqiptare në Bavari mobilizohet në mbështetje të protestës “LIRIA KA EMËR”

  Mërgata shqiptare në Bavari po mobilizohet në mbështetje të protestës së thirrur nga platforma...