Mustafa: Ata që e duan Kosovën sot të japin mesazhin e qartë se s’do të përkrahin askënd që rrezikon partneritetin me SHBA

PUBLIKUAR

Ish-kryeministri i Kosovës dhe njeriu që për disa vite ka drejtuar LDK-në, Isa Mustafa, në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se nga sanksionimi i sotëm Kosovës nga SHBA-ja e pëson shteti, por jo vetë kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, të cilën Mustafa e quan bashkëmendimtare të liderit të VV-së.

Besnik Velija

Ai ka pasur kritika edhe për partitë opozitare dhe mënyrën e veprimit të tyre politik përballë gjendjes në Kosovë, që ish-kryeministri e cilëson si të degraduar.

“Fëmijët i bëjnë sherret e të mëdhenjve u mpihen dhëmbët- thonë. Iu mpihen edhe opozitës impotente”, ka thënë Mustafa për Express.

Isa Mustafa thotë se trajtimi joserioz i proceseve të themelimit të institucioneve, gjuha kërcënuese ndaj Gjykatës Kushtetuese, janë brengosëse për të gjithë. Sipas tij, ata që e duan Kosovën, duhet të japin mesazhin që s’do të përkrahin askënd që rrezikon partneritetin me aleatin kryesor.

“Tallja me konstituimin e institucioneve, kërcënimet dhe shantazhimi i Gjykatës Kushtuese, i gjykatësve një nga një, shpallja tradhtarë i atyre që guxojnë të zbatojnë Kushtetutën dhe ligjin nga liderët e shtetit, janë brengosëse dhe të frikshme jo vetëm për komunitetet joshumicë por për të gjithë ne. SHBA ka përkrahë dhe ka shtytë përpara gjithë procesin e pavarësisë dhe shtetndërtimit tonë. Ata që e duan Kosovën, sot duhet të japin mesazhin e qartë se s’do të  përkrahin askënd që rrezikon partneritetin me aleatin tonë kryesor strategjik”, ka thënë Mustafa./GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

OVL UÇK thërret konferencë për nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur një konferencë...

KFOR-i: Batalioni britanik mbërrin në Kosovë, dislokimi rutinë nuk ndryshon mandatin e misionit

Personeli, pajisjet dhe automjetet nga Batalioni i Parë i “The Rifles” të Mbretërisë së...

Mërgata shqiptare në Bavari mobilizohet në mbështetje të protestës “LIRIA KA EMËR”

  Mërgata shqiptare në Bavari po mobilizohet në mbështetje të protestës së thirrur nga platforma...