Pacolli: Kosova pa dialog të sinqertë e strategjik me SHBA, nuk ka të ardhme

PUBLIKUAR

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reguar pasi SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën.

Pacolli, përmes një postimi në facebook është shprehur se jashtëzakonisht shqetësuese komunikata nga Ambasada Amerikane për vendin tonë.

Ndërsa ka shtuar se Kosova, pa dialog të sinqertë e strategjik me SHBA, nuk ka të ardhme

“Është jashtëzakonisht shqetësuese komunikata  nga Ambasada Amerikane per vendin  tonë qe posa e lexova. Kosova, pa dialog të sinqertë e strategjik me SHBA, nuk ka të ardhme. Vendi ynë nuk mund të vazhdojë me këtë politikëbërje infantile, e cila po bëhet shkaktare e pezullimit të Dialogut Strategjik me SHBA. Në një kohë kaq të brishtë globale, lidershipi i Kosovës duhet të tregojë maturi dhe pa vonesë, të ndjekë udhëzimet e SHBA duke iu rikthyer temave thelbësore të mbrojtjes, sigurisë dhe zhvillimit ekonomik në partneritet me aleatin tonë”, ka shkruar Pacolli.

Ish-presidenti i Kosovës ka apeluar tek të gjithë aktorët relevantë që të kontribuojnë maksimalisht në rikthimin në binar të marrëdhënieve tona me aleatin më të rëndësishëm të Kosovës./IndeksOnline/

 

SHIKO MË SHUMË

OVL UÇK thërret konferencë për nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur një konferencë...

KFOR-i: Batalioni britanik mbërrin në Kosovë, dislokimi rutinë nuk ndryshon mandatin e misionit

Personeli, pajisjet dhe automjetet nga Batalioni i Parë i “The Rifles” të Mbretërisë së...

Mërgata shqiptare në Bavari mobilizohet në mbështetje të protestës “LIRIA KA EMËR”

  Mërgata shqiptare në Bavari po mobilizohet në mbështetje të protestës së thirrur nga platforma...