Të shtëna me armë zjarri në Lipjan

PUBLIKUAR

Të enjten mbrëma u raportua për të shtëna me armë në fshatin Gadime e Ulët të Lipjanit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me rastin është shoqëruar në polici i dyshuari, dhe i është sekuestruar arma, transmeton Klankosova.tv.

I njëjti, pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, njësia policore ka dal në vendin e ngjarjes dhe kishte kontaktuar me të dyshuarin kosovar. Lidhur me rastin arma është sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...