Xhiroi në shkollë private ku presidentja i çon vajzat, AGK reagon për kameramanin që e ndaloi dhe ia mori pamjet mbrojtja e Osmanit

PUBLIKUAR

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pasi mbrojtja e afërt e Presidentes Vjosa Osmani ka ndaluar kameramanin e “Paparacit”, Jetmir Mujin, teksa ky i fundit po xhironte në një shkollë private, ku Osmani i çon dy vajzat e saj, shkruan Express.

“Mbrojtja e afërt e Presidentes Osmani ka ndaluar arbitrarisht fizikisht Mujin, i cili po xhironte në një shkollë prívate ku e para e shtetit dërgon dy vajzat e saj. Ai është mbajtur jashtëligjshëm nga pjesëtarët e mbrojtjes së afërt për disa minuta, i është konfiskuar kamera dhe i është kërkuar që të fshihet xhirimi”, thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK konsideron se është e drejtë të raportohet se ku i shkollojnë krerët e shtetit fëmijët dhe kanë kërkuar nga Presidentja Osmani dhe Policia e Kosovës të reagojnë për veprimin e mbrojtjes së Osmanit dhe aktin e ndalimit të kameramanit Muji.

 

 

SHIKO MË SHUMË

OVL UÇK thërret konferencë për nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur një konferencë...

KFOR-i: Batalioni britanik mbërrin në Kosovë, dislokimi rutinë nuk ndryshon mandatin e misionit

Personeli, pajisjet dhe automjetet nga Batalioni i Parë i “The Rifles” të Mbretërisë së...

Mërgata shqiptare në Bavari mobilizohet në mbështetje të protestës “LIRIA KA EMËR”

  Mërgata shqiptare në Bavari po mobilizohet në mbështetje të protestës së thirrur nga platforma...