22 shërbime të reja për autoshkollë lansohen në platformën e-Kosova

PUBLIKUAR

Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), ka lansuar 22 shërbime të reja digjitale në platformën e-Kosova, të cilat i dedikohen sektorit të autoshkollave dhe profesionistëve të përfshirë në këtë fushë.

Këto shërbime janë pjesë e përpjekjeve për digjitalizimin e shërbimeve publike, duke mundësuar akses më të lehtë, transparencë dhe efikasitet për qytetarët dhe bizneset që operojnë në fushën e trajnimit të vozitësve.

Shërbimet e reja përfshijnë: Aplikime për licencim dhe rilicencim të autoshkollave, ligjëruesve profesionalë, instruktorëve të vozitjes, dhe pyetësve teorikë/praktikë, kërkesa për ndryshim, ndërprerje të veprimtarisë apo verifikim të angazhimeve, regjistra të detajuar për secilën kategori profesionale etj.

Të gjitha këto shërbime tashmë janë të qasshme online përmes platformës zyrtare: ekosova.rks-gov.net /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

OVL UÇK thërret konferencë për nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur një konferencë...

KFOR-i: Batalioni britanik mbërrin në Kosovë, dislokimi rutinë nuk ndryshon mandatin e misionit

Personeli, pajisjet dhe automjetet nga Batalioni i Parë i “The Rifles” të Mbretërisë së...

Mërgata shqiptare në Bavari mobilizohet në mbështetje të protestës “LIRIA KA EMËR”

  Mërgata shqiptare në Bavari po mobilizohet në mbështetje të protestës së thirrur nga platforma...