Nuk i deklaroi mbi 19 mijë euro, Policia ia gjen të fshehura nën ulësen e prapme të veturës

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të mosdeklarimit të parave në pikën kufitare në Jarinjë.

Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 13:00.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me doganën e Kosovës gjatë kontrollit në automjetin kombi Mercedes me targa të Serbisë, kanë gjetur mjete financiare të padeklaruara, të fshehura nën ulësen e prapme: 9,300 (nëntëmijë e treqind) bankënota euro si dhe 1,200,000 (një milion e dyqind mijë) dinarë RSD.

Të gjitha mjetet monetare të padeklaruara në vlerë prej rreth 19,500 (nëntëmbëdhjetë mijë e pesëqind) euro janë sekuestruar përkohësisht dhe i janë dorëzuar zyrtarëve doganor për trajtim dhe procedim të mëtutjeshëm te rastit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

OVL UÇK thërret konferencë për nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur një konferencë...

KFOR-i: Batalioni britanik mbërrin në Kosovë, dislokimi rutinë nuk ndryshon mandatin e misionit

Personeli, pajisjet dhe automjetet nga Batalioni i Parë i “The Rifles” të Mbretërisë së...

Mërgata shqiptare në Bavari mobilizohet në mbështetje të protestës “LIRIA KA EMËR”

  Mërgata shqiptare në Bavari po mobilizohet në mbështetje të protestës së thirrur nga platforma...