U shkarkua nga Bedri Hamza, flet për herë të parë drejtori: Ishte një gabim teknik me vlerë 6500 euro

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka shkarkuar nga pozita e Drejtorit të Kulturës Fahri Jasharin.

Ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, thuhet në vendimin e shkarkimit.

Lidhur me këtë për Indeksonline ka folur vetë ish-drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Fatlum Jashari.

Ai thotë se ka të bëjë me një gabim tenik që ka ndodhur më rastin e lidhjes së një kontrate.

“Realisht e vërteta qëndron në atë që në një kontratë e kemi bërë një gabim teknik, pra kemi vendosur të holla më shumë, mirëpo me palën jemi dakordu dhe të hollat janë rikthyer”, ka thënë fillmisht Jashari.

Jashari thotë se bëhet fjalë për një çmim prej 6 mijë e 500 eurove.

“Vlera e shtuar ka qenë në shumën prej 6 mijë e 500 eurove, totali është 10 mijë ndërsa 3 mijë e 50 kanë qenë me projektë dhe gjatë procesit kemi lëshu ndonjë gabim, por kur e kemi marrë një raport prej zyrës së financave e kemi vrejtë gabimin’’, ka thënë Jashari.

Më tutje Jashari thotë se për këtë çështje ka folur edhe me kryetarin Hamza mirëpo që tashmë vendimi është marrë nga ana e tij.

Sipas njoftimit, hetimet janë në fazën fillestare, ndërsa besohet se me ndërhyrjen e hershme është parandaluar një dëm i mundshëm financiar ndaj Komunës së Mitrovicës./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Publikohen çmimet e derivateve, ja sa do të kushtojë nafta sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24...

Arrestohet një i dyshuar për të shtëna me armë në një parking në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë

Një person është arrestuar në orët e para të mëngjesit të 5 korrikut në...

E rëndë/ Bie nga kati i tretë i një ndërtese, vdes 46-vjeçarja në Shtime

Një grua 46-vjeçare ka humbur jetën të shtunën në Shtime, pasi dyshohet se ka...