Hapet fusha e parë e tenisit në burgun për femra në Lipjan

PUBLIKUAR

Sot, në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, u përurua zyrtarisht fusha e re e tenisit – një investim i përbashkët ndërmjet Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Federatës së Tenisit të Kosovës. Njëherit, ky është edhe një hap i rëndësishëm për zhvillimin e sportit dhe promovimin e rehabilitimit brenda sistemit korrektues

 

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, z. Ismail Dibrani, Kryetari i Federatës së Tenisit të Kosovës, z. Jeton Hadërgjonaj, reprezentuesi i Kosovës në tenis për meshkuj, z. Naim Shehu, si dhe Drejtori i Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan, z. Ylber Topalli.

Gjatë fjalës së tij, drejtori Dibrani vlerësoi rëndësinë e aktiviteteve të tilla brenda sistemit korrektues, duke theksuar se sporti është një mjet i fuqishëm për rehabilitim dhe ri-integrim të suksesshëm në shoqëri. Ai falënderoi Federatën e Tenisit për bashkëpunimin dhe përkushtimin e treguar.

Kryetari Hadërgjonaj theksoi se Federata do të vazhdojë të mbështesë iniciativat që sjellin vlera sociale dhe ndikim pozitiv në komunitete të ndryshme, përfshirë edhe institucionet korrektuese.

Fusha e tenisit do të jetë në dispozicion të të dënuarave si pjesë e programeve të rregullta rekreative dhe edukative që zbatohen në këtë qendër.

Ky investim synon përmirësimin e kushteve për aktivitete rekreative dhe sportive, si pjesë e programeve rehabilituese për të dënuarat. SHKK falënderon Federatën e Tenisit për bashkëpunimin dhe përkrahjen në realizimin e këtij projekti me rëndësi të veçantë për institucionin.

SHIKO MË SHUMË

Aksident te rrethi i Lipjanit, policia del në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash tek rrethi i Lipjanit. Sipas pamjeve të...

Therje me thikë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga...

Pesëvjeçari nga Lipjani në gjendje stabile, lirohet nga QKUK, merret nga QPS në Gjakovë

Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili u keqtrajtua nga prindërit e tij,...