Arrestohet një person në Prizren, i dënuar me 2 vite e gjysmë burg për fajde

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka realizuar një tjetër urdhër-arrest ndaj një personi të kërkuar nga drejtësia.

Njësia e Ndërlidhjes me Gjykatën, pranë Stacionit Policor Prizren-Veri, ka arrestuar të dyshuarin I.M., 49 vjeç, nga fshati Krushë e Vogël, i cili ishte në kërkim aktiv.

Ndaj tij ishte lëshuar një vendim i formës së prerë nga Gjykata Themelore në Prizren, me të cilin ishte dënuar me 2 vite e gjysmë burgim për veprën penale “Fajde”.

Pas arrestimit, i dënuari është dërguar në institucionin korrektues për të vuajtur dënimin.

Policia e Kosovës thekson përkushtimin e saj në ekzekutimin e urdhërave gjyqësorë dhe në garantimin e sigurisë publike në vend. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

OVL UÇK thërret konferencë për nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur një konferencë...

KFOR-i: Batalioni britanik mbërrin në Kosovë, dislokimi rutinë nuk ndryshon mandatin e misionit

Personeli, pajisjet dhe automjetet nga Batalioni i Parë i “The Rifles” të Mbretërisë së...

Mërgata shqiptare në Bavari mobilizohet në mbështetje të protestës “LIRIA KA EMËR”

  Mërgata shqiptare në Bavari po mobilizohet në mbështetje të protestës së thirrur nga platforma...