Artikulli kundër UÇK-së, Haziri: U lëndua republika, dorëheqja e Bashës akt moral!

PUBLIKUAR

Nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar kërkim- faljen sa i përket artikullit bashkautor i të cilit është edhe kryetari i kuvendit, Dimal Basha, në të cilin Ushtria Çlirimtare e Kosovës përmendet si “organizatë e financuar nga kriminelë dhe kartele droge”.

Haziri e ka cilësuar këtë bashkëautorësi si një “lëndim të rëndë për republikën”, ndërsa ka kërkuar që Basha dhe partia e tij ta vlerësojnë dorëheqjen, duke përmendur faktin se një veprim i tillë, është akt moral.

“Unë i kam kërkuar që në vend të manipulimit të fakteve të kërkohet falje, dhe pak ditë pas deklaratës ka dalë me kërkimfalje. Por procesi për të personalisht dhe për partinë e tij, në përgjithësi edhe për vendin në atë punim me bashkautorësi, është i rëndë”, ka deklaruar Haziri.

Sipas tij, një përfaqësues i lartë institucional duhet të reflektojë për të kaluarën e vet dhe të marrë përgjegjësi për pozitat që synon të mbajë.

“Politikanët kur kërkojnë pozita të tilla përfaqësuese duhet me pa mbrapa çka dhe cila është rruga që e kanë ndërtu”, shtoi ai, duke theksuar se pa u konstituuar kuvendi, Basha nuk mund të konsiderohet kryetar i plotfuqishëm.

“Z. Basha mbetet kryetar i zgjedhur derisa të konstituohet kuvendi, por do të duhej të ketë kufizime serioze në ushtrimin e detyrës. Dorëheqja është akt moral, është çështje që duhet ta vlerësojë edhe Basha edhe partia e tij”, përfundoi Haziri.

Pas reagimeve të shumta publike dhe kërkesave për dorëheqje, gjatë ditës së djeshme ka reaguar edhe vetë Dimal Basha.

Ai ka kërkuar falje publike lidhur me artikullin shkencor ku UÇK përshkruhet si “organizatë e financuar nga kriminelë dhe kartele droge”, një përshkrim që ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe sidomos nga organizatat e dala nga lufta.

Basha ka thënë se është autor vetëm i një kapitulli të punimit dhe se nuk e ka lexuar artikullin e plotë për më shumë se një dekadë”./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet shtetasi i huaj në Vërmicë, u vendosi 5 euro në dokumente policëve

Një shtetas i huaj është arrestuar pasi, gjatë prezantimit të dokumenteve të autobusit në...

Hykmete Bajrami: Raporti i BQK-së konfirmon rritjen e çmimeve dhe ngadalësimin e ekonomisë

Hykmete Bajrami ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës...

KFOR-i ushtron në poligon qitjeje: Përmes aktiviteteve të tilla ruajmë nivelin e lartë të gatishmërisë për sigurinë e Kosovës

KFOR ka njoftuar sot se ushtarët italianë dhe bullgarë të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim...