Lladrovci i reagon me ironi Xhavit Halitit për fondet e luftës: Ne i numëronim, të tjerët i “gjuanin”

PUBLIKUAR

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar ndaj një deklarate të ish-deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti, lidhur me fondin “Vendlindja Thërret”, i cili grumbullonte para nga diaspora për luftën në Kosovë.

Duke folur në një intervistë për Kanal 10, Lladrovci ironizoi me pretendimet e Halitit, duke theksuar se fondet ishin menaxhuar në mënyrë të rregullt dhe transparente nga vetë ai dhe bashkëpunëtorët e tij.

“E dini bre, shqiptarët e Detroitit (SHBA) i kanë pru mbi 100 mijë dollarë. I kemi numëruar një nga një, dollar për dollar. Ata vetë na kanë thënë se të tjerët i “gjunin qatje”, ka thënë ai.

Lladrovci shtoi se për çdo cent është mbajtur raport dhe është dhënë llogari.

“Kemi pas raport për çdo cent dhe kemi dhënë llogari. Pas çlirimit e kemi mbajtur mbledhjen përmbyllëse dhe kemi përfunduar misionin e lëvizjes”.

Ai gjithashtu përmendi se grupe të tjera, pa përmendur emra, i “gjuanin paratë” që diaspora i dërgonte për luftën, duke aluduar në keqmenaxhime apo mungesë transparence nga të tjerët. /Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Qendra “Gjenocidi në Kosovë’ kërkon të shpallet gjendje e jashtëzakonshme pas verdiktit të Hagës

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ka paralajmëruar mbajtjen e një konference...

Më 26 shtator protestohet në Gjermani kundër dënimit të ish-krerëve

Më 26 shtator, në Dusseldorf të Gjermanisë, është paralajmëruar një protestë në mbështetje të...

Ali Ahmeti përkujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin: Kujtimi për ju është i përjetshëm

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përkujtuar Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, në 28-vjetorin e...