Basha: Ka trysni nga miqtë ndërkombëtarë që Kuvendi të vazhdojë punën

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka deklaruar se ekziston trysni dhe kërkesa të qarta nga partnerët ndërkombëtarë për të funksionalizuar institucionet dhe për të mos lejuar bllokimin e Kuvendit.

Duke folur pas dështimit të takimit konsultativ të kryesisë së Kuvendit për shkak të mungesës së kuorumit, Basha theksoi se situata aktuale nuk mund të zgjasë pafundësisht.

“Të kemi institucione funksionale siç na presin qytetarët, por kemi edhe trysni dhe kërkesa nga miqtë tanë ndërkombëtar që të vazhdojë puna e Kuvendit”, deklaroi ai.

Sipas Bashës, Kuvendi nuk mund të mbetet jofunksional për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari, pasi të gjitha përpjekjet janë bërë për të përmbushur detyrimet procedurale.

“Si kryetar i kam ezauruar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kam përgjegjësi që ta funksionalizoj Kuvendin. Kam vlerësuar që është shumë e rëndësishme që të mos e bllokojmë shtetin për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari”, tha ai.

Basha bëri të ditur se të dhjetë kandidatët nga komuniteti serb i janë nënshtruar votimit për postin e nënkryetarit të Kuvendit, por asnjëri nuk ka arritur të sigurojë numrin e nevojshëm të votave. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Kurti thotë se pas gjashtë muajsh hetim u arrestuan pesë ish-policë të Serbisë për Reçakun: Deri më 2020, askush s’u mor me rastin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në fillim të mbledhjes së qeverisë sot, tha se...

Policia sekuestron mbi 170 gramë marihuanë në Viti, dy të dyshuar arratisen

Pasditen e djeshme në Viti, policia ka sekuestruar sasi narkotikësh, që dyshohet të jenë...

Policia sekuestron arsenal armësh në Podujevë, dyshohej se do të dërgoheshin në Gjermani

Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh dhe municioni në Podujevë,...