Rrahen mes vete disa të mitur në Lipjan, njëri nga ta e nxjerr armën dhe gjuan dy herë – Policia jep detaje

PUBLIKUAR

Një përleshje mes të miturve ka ndodhur dje rreth orës 20:30, në fshatin Baincë të Lipjanit, ku tre meshkuj kosovarë të mitur janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sipas raportit policor, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre ka shpërthyer një rrahje, gjatë së cilës njëri nga të dyshuarit ka shtënë dy herë me armë zjarri në ajër.

Gjatë intervenimit policor është sekuestruar një pistoletë me tre fishekë si dhe dy gëzhoja, që dyshohet të jenë përdorur në incident.

Me vendim të prokurorit të rastit, dy prej të miturve janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari që ka përdorur armën është dërguar në mbajtje.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Raporti plotë nga Policia Kosovës:

Baincë, Lipjan / 29.08.2025 – 20:30. Janë arrestuar tre të dyshuar m/k të mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri tek rrahja në mes  tyre, ku njëri nga të dyshuarit kishte shtënë dy herë në ajër me armë zjarri. Pistoleta me tre fishek dhe dy gëzhoja janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri është dërguar në mbajtje

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...