Kufiri Shqipëri-Kosovë/ Arrestohen dy persona me drogë të fshehur në automjet

PUBLIKUAR

Policia kufitare në Morinë ka arrestuar dy shtetas që tentuan të kalonin kufirin Shipëri-Kosovë, me një automjet, në të cilin kishin fshehur lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit të detajuar të automjetit tip “Suzuki Vitara”, me drejtues R. V., 29 vjeç, dhe pasagjer M. C., 31 vjeç, të dytë banues në Gjermani, policia gjeti në kroskot të fshehur një sasi kanabisi, ndërsa gjatë kontrollit fizik, drejtuesit iu gjet edhe një sasi kanabisi në formë çokollate.

Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e DVP Kukës arrestuan në flagrancë dy shtetasit për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

E rëndë/ Bie nga kati i tretë i një ndërtese, vdes 46-vjeçarja në Shtime

Një grua 46-vjeçare ka humbur jetën të shtunën në Shtime, pasi dyshohet se ka...

Arrestohet shtetasi i huaj në Vërmicë, u vendosi 5 euro në dokumente policëve

Një shtetas i huaj është arrestuar pasi, gjatë prezantimit të dokumenteve të autobusit në...

Hykmete Bajrami: Raporti i BQK-së konfirmon rritjen e çmimeve dhe ngadalësimin e ekonomisë

Hykmete Bajrami ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës...