Të mërkurën vazhdon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

PUBLIKUAR

Të mërkurën, më 20 gusht mbahet vazhdimi i seancës konstituive.

Seanca e Kuvendit është caktuar për në ora 11:00.

Në rend dite është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Ndryshe, të hënën Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin e plotë për çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Sipas aktgjykimi thuhet se Gjykata, në mënyrë të përmbledhur rikujton që përmes Aktgjykimit të të 26 qershorit 2025 lidhur me afatin për konstituimin e Kuvendit konstatoi që “Seanca Konstituive e Kuvendit është një akt kushtetues që duhet të përmbushet me sukses brenda 30 ditëve nga data e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve, përmes përmbushjes të të gjitha elementeve thelbësore të konstituimit, përfshirë zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve.

Vendi vazhdon të jetë pa institucione të reja të dala nga zgjedhjet e 8 shkurtit.

Procesi ka ngelur në postin e kryeparlamentarit. LVV vazhdon të insistojë në emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ndërkaq, partitë tjera thonë se nuk është unifikuese. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Tre persona të vdekur brenda një dite, dy dyshohen për vetëvrasje, i treti ra nga lartësia

Tre persona kanë vdekur të dielën në Kosovë, në rrethana ende të pasqaruara. Dy nga...

Tragjike, 46-vjeçarja në Shtime dyshohet se ra aksidentalisht nga kati i tretë me gjithë shtyllat metalike, vdes nga plagët

Mbrëmë rreth orës 18:50, policia ka pranuar një informatë se një grua ka rënë...

Publikohen çmimet e derivateve, ja sa do të kushtojë nafta sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24...