KDI: Kuvendi duhet të rifillojë menjëherë konstituimin pas vendimit të Kushtetueses

PUBLIKUAR

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë nga Gjykata Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për rivendosjen e rendit kushtetues dhe institucional në vend.

Sipas KDI-së, Gjykata ka sqaruar kufijtë kushtetues të seancës konstituive, duke konstatuar se seancat e mbajtura pas 26 qershorit ishin në kundërshtim me vendimin e mëparshëm dhe se Kryesuesi kishte tejkaluar mandatin kushtetues.

“Ky vendim rikthen qartësinë kushtetuese mbi rolin dhe përgjegjësitë e të gjitha palëve në këtë fazë të ndjeshme politike”, thuhet në reagim.

KDI i bën thirrje kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, që të thërrasë sa më parë vazhdimin e seancës, duke ftuar grupin më të madh parlamentar të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit dhe të procedohet me votim të hapur.

Instituti gjithashtu u ka bërë thirrje subjekteve parlamentare dhe deputetëve që të veprojnë në përputhje me mandatin dhe përgjegjësitë e tyre kushtetuese, në mënyrë që Kuvendi të rikthehet në funksion pa vonesa, duke shmangur zvarritjet dhe kalkulimet politike./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia arreston hajnat e pyllit në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të drunjve në...

Dogana konfiskon 876 kg duhan dhe 118 mijë cigare të dyshuara për kontrabandë në Prizren

Bazuar në informata nga terreni, njësitet e Sektorit Anti-Kontrabandë të Doganës së Kosovës kanë...

OVL UÇK thërret konferencë për nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur një konferencë...