Kolona te Dheu i Bardhë, pritje deri në dy orë për të hyrë në Kosovë

PUBLIKUAR

Pika kufitare Dheu i Bardhë mbetet më e ngarkuara edhe gjatë ditës së sotme.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në këtë pikë janë krijuar kolona në të dy drejtimet, si në hyrje, ashtu edhe në dalje nga Kosova.

Qytetarët po presin deri në dy orë për të hyrë në vend, ndërsa pritjet për dalje arrijnë deri në 30 minuta, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare situata paraqitet më e qetë.

Qarkullimi është i lirë dhe hyrja apo dalja nga Kosova mund të bëhet brenda pak minutash, pa vonesa të theksuara. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dogana konfiskon 876 kg duhan dhe 118 mijë cigare të dyshuara për kontrabandë në Prizren

Bazuar në informata nga terreni, njësitet e Sektorit Anti-Kontrabandë të Doganës së Kosovës kanë...

OVL UÇK thërret konferencë për nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur një konferencë...

KFOR-i: Batalioni britanik mbërrin në Kosovë, dislokimi rutinë nuk ndryshon mandatin e misionit

Personeli, pajisjet dhe automjetet nga Batalioni i Parë i “The Rifles” të Mbretërisë së...