E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

PUBLIKUAR

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare Almir Zenuni, djali i veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rasim Zenuni nga Krusha e Madhe.

Sipas faqes zyrtare te Krushës së Madhe, Almirit i ishin paraqitur probleme shëndetësore vetëm dy javë më parë, por përkundër përpjekjeve mjekësore, ai nuk ia doli të fitojë betejën me sëmundjen.

Dhimbja është edhe më e madhe për faktin se ai u martua vetëm të dielën e kaluar, me mbesën e dëshmorit Nesim Elshani nga Nagavci.

Jetën e tij e kishte ndarë mes Kosovës, Sllovenisë dhe Belgjikës, ku punoi për një të ardhme më të mirë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, e shtunë, më 2 gusht 2025, në orën 12:00, në varrezat e fshatit Krushë e Madhe./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Aurona Pelaj është dënuar me 2 vjet e 3 muaj burgim

Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur për rastin e sulmit fizik ndaj të moshuarës...

Tre persona të vdekur brenda një dite, dy dyshohen për vetëvrasje, i treti ra nga lartësia

Tre persona kanë vdekur të dielën në Kosovë, në rrethana ende të pasqaruara. Dy nga...

Tragjike, 46-vjeçarja në Shtime dyshohet se ra aksidentalisht nga kati i tretë me gjithë shtyllat metalike, vdes nga plagët

Mbrëmë rreth orës 18:50, policia ka pranuar një informatë se një grua ka rënë...