Ish-lojtari i Premierligës do të dal para gjyqit në Brazil

PUBLIKUAR

Ish-lojtari i Premierligës do të përballet me drejtësinë.

Bëhet fjalë për francezin, Dimitri Payet i cili u akuzua për “dhunë psikologjike” ndaj ish-të dashurës së tij, Larissa Natalya Ferrari.

Çështja kundër ish -lojtarit të West Ham , 38 vjeç, u pushua fillimisht nga prokurorët në Rio de Janeiro.

Megjithatë, Payet u padit përsëri pas një apeli muajin e kaluar.

Gazeta braziliane Globo raportoi se Gjykata e Rio de Janeiros të premten e kaluar pranoi ankesën e Zyrës së Prokurorit Publik, dhe Payet tani do të dalë në gjyq.

Avokatja mbrojtëse e Payet, Sheila Lustoza, tha se thuhet se nuk është dakord me vendimin, por e respekton atë dhe theksoi se ishte një pjesë e natyrshme e procesit.

Payet, gjatë karrierës së tij kishte luajtur për skuadra të njohura si Lille, Marseille, West Ham dhe së fundi në Brazil te Vasco da Gama.

Po ashtu 9 vjet më parë, Payet kishte thyer zemrat e tifozëve shqiptarë ku kishte shënuar në “Euro 2016”, ndaj Kombëtares Shqiptare në fazën e grupeve./IndeksOnline

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...