Arrestohen tre persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve në Gjakovë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia e Hetimeve të Stacionit Policor në Gjakovë, pas një angazhimi operativ dhe hetimor, ka reaguar me efikasitet ndaj disa rasteve të vjedhjeve të rënda të ndodhura kohët e fundit në qytetin e Gjakovës.

Sipas njoftimit nga Policia sot me datë 29 korrik 2025, janë arrestuar tre persona të dyshuar: V.B., T.T., dhe I.C., (meshkuj, dy madhor dhe një i mitur).

Kjo mbi dyshimin për përfshirje në nëntë raste të vjedhjeve, ku cak ishin kabllot elektrike dhe pajisje pune nga objekte në ndërtim e sipër.

Vlera e dëmeve materiale të raportuara është e konsiderueshme.

Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Kultivim i kanabisit në Isniq, Prokuroria kërkon paraburgim për një të dyshuar dhe arrest shtëpiak për tjetrin

Prokuroria Themelore në Pejë, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e...

Komandanti i FSK-së priti në takim udhëheqësit e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim Komandantin...

E rëndë në Pejë: Fëmija dërgohet pa shenja jete në Spitalin Rajonal

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur sot në fshatin Treboviq të Pejës....