Ilir Tasholli tërhiqet nga gara për Kryetar të Komunës së Lipjanit mga radhët e AAK-së

PUBLIKUAR

Ilir Tasholli është tërhequr nga gara për Kryetar të Komunës së Lipjanit, nga radhët e AAK-së në Lipjan.

Postimi plotë nga Tasholli:

Të nderuar qytetarë të Lipjanit, miq dhe bashkëpunëtorë,

Dua t’ju njoftoj se, për arsye objektive, kam vendosur të ndal aktivitetin tim politik brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të tërhiqem nga kandidatura për Kryetar të Komunës së Lipjanit, si dhe nga të gjitha funksionet që kam ushtruar deri më tani.

Ky vendim nuk ka qenë i lehtë, por është marrë me bindjen se në këtë fazë, një hap i tillë është më i miri për rrugëtimin tim të mëtejmë.

Falënderoj me zemër të gjithë bashkëpunëtorët, miqtë dhe qytetarët që më kanë mbështetur pa hezitim ndër vite – në sfidat lokale dhe ato qendrore. Mbështetja juaj ka qenë motivimi më i madh në çdo angazhim timin.

Betejat politike nuk përfundojnë këtu. Do të shihemi sërish – me të njëjtin përkushtim për të mirën e qytetarëve dhe të vendit tonë.

Me respekt dhe mirënjohje,
Iliri

SHIKO MË SHUMË

Aksident te rrethi i Lipjanit, policia del në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash tek rrethi i Lipjanit. Sipas pamjeve të...

Therje me thikë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga...

Pesëvjeçari nga Lipjani në gjendje stabile, lirohet nga QKUK, merret nga QPS në Gjakovë

Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili u keqtrajtua nga prindërit e tij,...