Shukri Buja: Herolind Kozhani, i ri, profesionist, me eksperiencë!

PUBLIKUAR

Shkuri Buja përmes një postimi ka shkruar se Herolind Kozhani përfaqëson brezin e ri të politikës lokale, që vjen me eksperiencë konkrete në shërbim të qytetarëve dhe me profesionalizëm të dëshmuar në fushën e shëndetësisë.

“10 vite si infermier në shërbimin e urgjencës në Lipjan aty ku vendoset jeta e njeriut përpara çdo gjëje tjetër. Fakultetin e Mjekësisë Fizioterapi, me përgatitje akademike dhe etikë profesionale”, ka shkruar Buja.

“Si asambleist në Kuvendin Komunal të Lipjanit, ka dëshmuar se të qenurit i ri nuk është pengesë, por përparësi ai sjell energji të reja, ide të qarta dhe guxim për të përfaqësuar qytetarët me dinjitet”, thuhet tutje.

“PDK mbetet forca që e ka dëshmuar në çdo kohë lidhjen e ngushtë me komunitetin, me njerëzit, me hallet si dhe nevojat e tyre. Kandidatë si Herolindi janë dëshmi e kësaj lidhjeje të ndershme, që buron nga terreni dhe i kthehet qytetarëve në shërbim konkret. Sot, rikandidon për të vazhduar angazhimin politik, me qëllim të qartë: të sjellë ndryshimin që Lipjani ka nevojë, përmes zërave të rinj dhe profesionistëve të vërtetë” ka shtuar Buja.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...