‘Zbulohen’ detaje nga kontrata e Diazit, për të cilën është pajtuar me Bayernin

PUBLIKUAR

Luis Díaz mund të jetë duke jetuar javët e fundit si lojtar i Liverpoolit.

Anësori kolumbian, një nga emrat më të spikatur të skuadrës angleze në sezonet e fundit, është në shënjestrën e Bayern Munich, që dëshiron të forcojë repartin ofensiv për sezonin e ardhshëm.

Edhe pse bisedimet mes palëve nuk kanë çuar ende në një marrëveshje përfundimtare, gjiganti bavarez ka ndërmarrë hapa konkretë për ta bindur lojtarin.

Klubi gjerman ka arritur një marrëveshje paraprake me sulmuesin, i cili do ta mirëpriste mundësinë për të provuar fatin në Bundesliga.

Angazhimi do të përfshinte një kontratë pesëvjeçare, e vlefshme deri në vitin 2029, dhe një pagë vjetore prej 14 milionë eurosh.

Drejtuesit sportivë të Bayernit besojnë se profili i lojtarit përputhet në mënyrë të përkryer me projektin e tyre, duke i ofruar skuadrës atë lloj shpërthimi ofensiv që mungon prej largimit të disa figurave kyçe.

Pengesa kryesore mbetet vlerësimi i bërë nga Liverpool.

Klubi nga “Anfield” nuk ka ndërmend të lejojë largimin e njërit prej aseteve më të vlefshme për më pak se 80 milionë euro.

Megjithatë, në Munih janë të bindur se dëshira e vetë lojtarit dhe marrëdhëniet e mira mes palëve do të ndihmojnë në uljen e çmimit fillestar dhe arritjen e një marrëveshjeje të pranueshme për të gjithë.

Ndërkohë, Luis Díaz është në pritje të avancimit të negociatave.

Reprezentuesi kolumbian tashmë ka dhënë miratimin e tij për marrëveshjen, dhe tani gjithçka varet nga afrimi i klubeve.

Bayern nuk dëshiron që situata të zvarritet dhe po punon për të mbyllur sa më shpejt transferimin, i vetëdijshëm se skuadra të tjera mund të futen në garë nëse procesi zgjat./GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...