Shtohen rastet e denoncimeve ndaj policisë, IPK-ja brenda muajit pranoi 208 ankesa

PUBLIKUAR

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka publikuar përmbledhjen mujore të aktiviteteve për muajin qershor 2025, ku theksohet se janë pranuar dhe menaxhuar gjithsej 208 ankesa, nga të cilat 136 janë klasifikuar si shkelje disiplinore, ndërsa 72 raste janë proceduar për hetim penal, transmeton IndeksOnline.

Sipas raportit, mesatarisht janë pranuar 52 ankesa në javë, apo rreth 6.9 në ditë. Prej 72 rasteve të proceduara për hetim penal, në 10 prej tyre janë përfshirë edhe arrestime, ku 7 persona janë arrestuar, përfshirë edhe 3 zyrtarë policorë të dyshuar.

Gjatë qershorit 2025, janë paraqitur edhe 12 kallëzime penale dhe janë dhënë 39 rekomandime për suspendim.

IPK-ja gjatë muajit qershor ka realizuar një sërë inspektimesh në stacione policore dhe rajone të ndryshme në vend. Disa nga këto inspektime janë përfunduar, ndërsa disa janë në proces. Përmenden inspektimet në stacionet policore të Podujevës, Gjilanit, Prizrenit dhe Mitrovicës së Jugut, si dhe në departamente të veçanta.

Përmes këtyre aktiviteteve, IPK-ja synon të forcojë llogaridhënien dhe efikasitetin institucional, duke kontribuar në përmirësimin e transparencës dhe besimit qytetar në Policinë e Kosovës./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Kapen rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mall me karakter komercial dhe 29 mijë...

Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për dhjetëra aksidente e disa të arrestuar

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit...

Zhduket një person në Ferizaj, vëllai e raporton rastin në polici

Një rast i zhdukjes është raportuar në qytetin e Ferizajt. Sipas policisë, i njëjti ka...