Dënimi në rastin “Veteranët”, Shukri Buja: I motivuar politikisht, i respektoj institucionet dhe vazhdoj garën për Kryetar të Lipjanit

PUBLIKUAR

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur vendimin për rastin e njohur si “Veteranët”, ku ndër të dënuarit me 1 vit burg figuron edhe emri i Shukri Bujës.

Së fundmi, Buja është kandiduar për zgjedhjet e 12 tetorit si kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për Lipajnin.

Ai sot ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, duke thënë se kjo është një tentativë për të mos e lënë ta vazhdojë garën për të parin e Lipjanit.

Sipas tij vendimi është i motivuar politikisht, duke shtuar se nuk do të tërhiqet nga gara.

“Tentimi për të më ndalur në rrugëtimin tim politik, përmes një vendimi të pabazë, qesharak dhe politik, është i dështuar që në nisje. Asgjë dhe askush nuk do ta ndalë përpjekjen time për të ndryshuar drejtimin e gabuar që ka marrë Lipjani”, shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Të nderuar anëtarë e simpatizantë të PDK-së,

Tentimi për të më ndalur në rrugëtimin tim politik, përmes një vendimi të pabazë, qesharak dhe politik, është i dështuar që në nisje. Asgjë dhe askush nuk do ta ndalë përpjekjen time për të ndryshuar drejtimin e gabuar që ka marrë Lipjani.

Unë kam respektuar dhe vazhdoj të respektoj organet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, një shtet për të cilin kam sakrifikuar rininë time në burgjet serbe, kam luftuar për çlirim së bashku me bashkëluftëtarët, kam ndihmuar në ndërtimin e institucioneve, si dhe kam shërbyer me përkushtim e përgjegjësi në komunën tonë.

Edhe kur drejtësia merr vendime të padrejta e të motivuara politikisht unë nuk i mohoj, por i sfidoj me dinjitet dhe në rrugë ligjore.

Dua t’ju njoftoj se rrugëtimin tim politik për të udhëhequr Komunën e Lipjanit do ta vazhdoj me vendosmëri, sepse ligji nuk e ndalon kandidimin tim.

Vendimi i Gjykatës Themelore nuk është i formës së prerë dhe për këtë arsye unë do të vazhdoj betejën ligjore deri në fund.

U përballa me drejtësinë serbe, me drejtësinë ndërkombëtare dhe me sfida të shumta brenda institucioneve të shtetit tonë për më shumë se dy dekada dhe nga të gjitha dola i pastër dhe fitimtar.

Kjo e fundit? Një betejë e vogël, qesharake dhe e motivuar politikisht, dhe si e tillë do të përfundojë atje ku u takon vendimeve të padrejta: në shportën e mbeturinave historike.

Me nder dhe respekt,

Shukri Buja

Kryetar i Degës së PDK-së në Lipjan dhe Kandidati juaj për Kryetar Komune

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...