Ilir Qeriqi zyrtarizohet si kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për Kryetar të Lipjanit

PUBLIKUAR

Ilir Qeriqi është zyrtarizuar si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan.

“Më 12 tetor, Lipjani do ta marrë drejtimin që meriton: drejtim nga qytetarët, për qytetarët. Ilir Qeriqi është kandidati ynë për kryetar dhe kryetari i ardhshëm i Komunës së Lipjanit”, ka shkruar Vetëvendosje.

“Sot, në një takim me strukturat organizative të Lëvizjes në Lipjan, në prani të Kryeministrit Albin Kurti dhe udhëheqësve tanë organizativë, konfirmuam mbështetjen për kandidaturën e Ilir Qeriqit për kryetar të Komunës së Lipjanit. Me një përvojë të jashtëzakonshme në mbrojtje dhe siguri – nga luftëtari i UÇK-së, te atasheu i mbrojtjes në SHBA dhe Shef i Shtabit të FSK-së – Ilir Qeriqi sjell me vete vendosmërinë, ndershmërinë dhe përkushtimin që i duhet një drejtuesi lokal. Disiplina dhe maturia që e kanë përcjellë në gjithë karrierën e tij, do ta udhëheqin edhe si kryetar komune”, thuhet po ashtu.

“Ilir Qeriqi dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! përfaqësojnë alternativën më të mirë për Lipjanin. Me ne, kjo komunë do të ketë zhvillimin dhe progresin që i nevojitet, si dhe energjinë e re që kërkojnë qytetarët në çdo lagje dhe fshat. Të gjithë qytetarët e Lipjanit në qytet, në lagje, e në çdo fshat, le të bashkohemi për ta hapur një faqe të re për komunën e Lipjanit. Me Ilir Qeriqin dhe VETËVENDOSJE!-n, ndryshimi i vërtetë është i mundur dhe bëhet realitet”, thuhet tutje.

SHIKO MË SHUMË

Katër persona lëndohen nga aksidenti mes tri veturave në rrugën Prishtinë – Lipjan

Katër persona janë lënduar nga një aksident mes tri automjeteve që ka ndodhur në...

Vjedhje e rëndë në Torinë, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka qenë pjesë e...

Dhunë në familje në Lipjan

Është shoqëruar një person në stacionin policior në Lipjan, pasi i njejti ka ushtruar...