Sibel Halimi e LDK-së e quan shpellar Albin Kurtin

PUBLIKUAR

Drejtoresha për kulturë në komunën e Prishtinës, Sibel Halimi e ka quajtur shpellar Albin Kurtin.

Ky cilësim vjen pasi Kurti i tha Përparim Ramës se duhet të gjejë punë në vjeshtë, në vënien e gurthemelit të një çerdheje në Prishtinë.

“Mendësi shpelle, ky është realiteti që vazhdon të mbysë çdo ide, çdo iniciativë dhe çdo përpjekje për ta bërë Kryeqytetin një vend më të jetueshëm dhe më dinjitoz.
Në vend që të mbështesin punën dhe përkushtimin, gjejnë kohë vetëm për cinizëm të paskrupullt dhe bllokada të vazhdueshme.
Është e pabesueshme ku kemi përfunduar: pa Parlament, me institucione të paralizuara dhe me barriera të vendosura me qëllim, vetëm për ta mbajtur vendin peng të një mentaliteti të kalbur.
Në mes të gjithë kësaj, kemi një kryetar që përpiqet të punojë për qytetarët, që mundohet të sjellë projekte dhe zgjidhje konkrete, por që ndeshet çdo ditë me murin e bllokimit politik dhe të ligësisë së organizuar.
Është koha që qytetarët të kuptojnë se përparimi nuk vjen vetë. Përparimi kërkon që secili të marrë përgjegjësi, të mos pranojë më bllokimin si normalitet dhe të mos e lërë më kryeqytetin peng të atyre që nuk dinë të bëjnë gjë tjetër veçse të shkatërrojnë” shkruan Halimi në reagim./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Kultivim i kanabisit në Isniq, Prokuroria kërkon paraburgim për një të dyshuar dhe arrest shtëpiak për tjetrin

Prokuroria Themelore në Pejë, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e...

Komandanti i FSK-së priti në takim udhëheqësit e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim Komandantin...

E rëndë në Pejë: Fëmija dërgohet pa shenja jete në Spitalin Rajonal

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur sot në fshatin Treboviq të Pejës....