Në tentativën e 37-të për konstituim të Kuvendit

PUBLIKUAR

Kuvendi i Kosovës sot mblidhet për të 37-në herë për konstituim.

Ndonëse nuk ka ndonjë zhvillim të ri që pritet t’i jap zgjidhje ngërçit politik, partitë politike janë në pritje të Gjykatës Kushtetuese lidhur me votimin për Komisionin zgjedhor që do të mundësonte votim të fshehtë për kryetarin e Kuvendit.

Partitë politike aktualisht nuk po lëvizin nga qëndrimet e tyre. Lëvizja Vetëvendosje nuk po heq dorë nga emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ndërkaq për partitë tjera, PDK, LDK dhe AAK-në ky emër është i papranueshëm për kreun e Kuvendit.

PDK dhe AAK kanë deklaruar se do të votojnë pro kandidatëve tjerë për kryetar të Kuvendit, por jo për Albulena Haxhiun, ndërkaq nga LDK kanë thënë se nuk do ta votojnë asnjë emër.

Ndryshe, zgjedhjet e përgjithshme parlamentare janë mbajtur më 8 shkurt. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohen katër vajza në Prishtinë, e bëjnë për spital një vajzë tjetër

Katër vajza janë arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet të kenë sulmuar fizikisht një tjetër...

Mbledhja e Qeverisë 35 pika në rend dite, Projektligji i PDK për Specialen nuk është përfshirë

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e tretë të saj, e cila...

Aktakuzë për krime lufte në Kaçanik, ish-pjesëtari i policisë serbe dyshohet për torturimin e 13 civilëve

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj personit me inicialet A.D.,...