Intervistohen dy burra të dyshuar për sulm seksual në Viti, njëri dërgohet në mbajtje

PUBLIKUAR

Dy persona nga Vitia janë shoqëruar për intervistim nga Policia e Kosovës, pas dyshimeve se kanë qenë të përfshirë në një rast të sulmit seksual ndaj viktimave të gjinisë femërore.

Sipas njoftimit zyrtar, me urdhër të prokurorit kompetent, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga ekipet relevante.

“Viti / 23.06.2025 – 13:00.  Janë shoqëruar për intervistim dy persona meshkuj kosovarë, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimave femra kosovare. Me urdhër të prokurorit një person është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga ekipet relevante”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Gucati paralajmëron: Nëse nuk miratohet ligji për Specialen, mund të vendosemi me tenda para Qeverisë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar hapa të tjerë nëse Qeveria e Kosovës...

ATK nis verifikimin e bizneseve që dyshohet se kanë kaluar pragun e 30 mijë eurove për TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar...

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...