Policia e Kosovës apelon bashkatdhetarët për respektim të rregullave të trafikut

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka uruar bashkatdhetarët për rikthimin në vend dhe u ka bërë thirrje që të respektojnë rregullat e trafikut për sigurinë e tyre dhe të familjeve.

Përmes një postimi në Facebook, Policia ka bërë të ditur se përveç mirëseardhjes, do të kujdeset edhe për mbrojtjen e tyre.

“Bashkatdhetarë të dashur, mirë se erdhët në vendin tuaj! Për sigurinë tuaj dhe të familjes suaj, respektoni rregullat në trafik! Shpejtësia, rripi i sigurisë, telefoni – gjithçka ka rëndësi. Jemi këtu për t’ju mirëpritur dhe mbrojtur! Lexoni risitë e ligjit të ri dhe ndihmoni që rrugët tona të jenë më të sigurta për të gjithë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

ATK nis verifikimin e bizneseve që dyshohet se kanë kaluar pragun e 30 mijë eurove për TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar...

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...

“Ja ku isha kur u dënua Cali”, Musliu-Shoshi rikthen prapaskenat

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kujtuar momentin kur ka protestuar pas momentit të...