Ambasadorja izraelite: Kosova është në kontakt me qytetarët e saj në Izrael, po ofrohet ndihmë për largim të mundshëm

PUBLIKUAR

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka konfirmuar se institucionet e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët kosovarë që aktualisht ndodhen në Izrael, në dritën e përshkallëzimit të situatës së sigurisë në rajon.

Ekskluzive, ambasadorja izraelite në Kosovë: Ja pse vepruam kundër Iranit

Lexo po ashtuEkskluzive, ambasadorja izraelite në Kosovë: Ja pse vepruam kundër Iranit

 

Në një intervistë për Telegrafin, ambasadorja Ziv ka deklaruar se shefja e Misionit të Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, znj. Ines Demiri, është në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët kosovarë atje.

Ajo ka shtuar se është duke u bashkërenduar veprimi me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit dhe atë të Kosovës.

“Zonja. Ines Demiri, është në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët kosovarë që ndodhen në Izrael, si dhe me Ministritë e Punëve të Jashtme të Izraelit dhe të Kosovës, dhe ata po ndihmojnë të gjithë qytetarët kosovarë që janë të interesuar të largohen nga vendi ose që kanë nevojë për lloje të tjera ndihme”,  ka bërë të ditur ambasadorja Ziv.

Kjo vjen në kohën kur tensionet mes Izraelit dhe Iranit kanë krijuar shqetësime të mëdha për stabilitetin rajonal dhe sigurinë e civilëve në Lindje të Mesme./Telegrafi/.

SHIKO MË SHUMË

Ky është çmimi i naftës, benzinës dhe gasit sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara...

Policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe pajisje ushtarake në fshatin Crepule të Zubin...

Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohet se rrëmbyen e sulmuan dy të tjerë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën janë arrestuar tre persona, pasi dyshohen...