Gara çiklistike, këto rrugë bllokohen nga nesër deri të shtunën

PUBLIKUAR

Për shkak të garave çiklistike të organizuara nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjete në autostradën “Arbën Xhaferi”, Rruga nacionale N9 dhe autostradën “Ibrahim Rugova”.

Garat do të mbahen më 20 dhe 21 qershor, derisa orari i garave dhe segmenti i bllokimit do të jetë si më poshtë:

-Me datën 20.06.2025 nga ora 10:00 deri 14:00 autostrada “Arben Xhaferi” nga hyrja/dalja Lipjan deri të hyrja/dalja Bibaj, drejtimi Prishtinë – Hani i Elezit, do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullim të mjeteve.

-Me datën 21.06.2025 nga ora 09:00 deri 16:00  do të zhvillohet dita e dytë e garës në relacionin autostrada “Arbën Xhaferi” – hyrja/dalja Bibaj – Babush – Lipjan – Prishtinë (Uglar) – Bresje – Rruga nacionale N9 deri në Gjergjicë – Autostrada “Ibrahim Rugova” – Malishevë – Duhel dhe anasjelltas.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sipas planifikimeve të saja do të merret me masat dhe veprimet policore në terren, si dhe kërkon mirëkuptim nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që mundësisht në këto intervale kohore të shfrytëzojnë rrugët alternative me qëllim të shmangies së pritjeve apo vonesave./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Ky është çmimi i naftës, benzinës dhe gasit sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara...

Policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe pajisje ushtarake në fshatin Crepule të Zubin...

Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohet se rrëmbyen e sulmuan dy të tjerë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën janë arrestuar tre persona, pasi dyshohen...