Al Hilal bën ofertë për Theo Hernandez, Milani kërkon rreth 5 milionë euro më shumë

PUBLIKUAR

Klubi saudit, Al Hilal vazhdon të jetë i interesuar për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë të Milanit, Theo Hernandez, teksa ka bërë edhe një ofertë për të.

Sipas Gazzetta dello Sport, Al-Hilal ka ofruar 27 milionë euro për Theo Hernandez.

Megjithatë, Rossonerët duan të marrin 30 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse për Hernandezin dhe janë të gatshëm ta shesin atë, por gjithçka varet nga vetë lojtari.

Negociatat midis palëve në lidhje me transferimin e francezit 27-vjeçar do të vazhdojnë pasi marrëveshja dështoi para Kupës së Botës për Klube.

Milani e bleu Hernandezin në verën e vitit 2019 nga Real Madridi për 20 milionë euro. Këtë sezon, ai shënoi 5 gola dhe dha 6 asistime në 49 ndeshje. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...