Klubi më i madh i basketbollit në botë, LA Lakers është shitur për një shumë marramendëse

PUBLIKUAR

Familja Buss thuhet se e ka shitur klubin e basketbollit, Los Angeles Lakers, për një shumë marramendëse prej 10 miliardë dollarësh.

Sipas një burimi të besueshëm të NBA-së, Shams Charania, pronari i ri i LA Lakers u bë Mark Walton, i cili bleu 66 për qind të aksioneve për 10 miliardë dollarë.

Lakers kanë qenë në pronësi të familjes Buss që nga viti 1979, kur Jerry Buss pagoi 67.5 milionë dollarë për klubin e famshëm nga SHBA.

 

 

Jack Kent Cooke i shiti Buss jo vetëm Lakers, por edhe ekipin e hokejit Los Angeles Kings, sallën e basketbollit Forum dhe 52 kilometra katrorë tokë në Nevada për atë shifër.

Për krahasim, rivalët më të mëdhenj të Lakers, Boston Celtics, u shitën së fundmi për “vetëm” 6.1 miliardë dollarë. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...