Zbulohet shtatorja e nënës Zahide Jashari në sheshin e Skenderajt

PUBLIKUAR

Në shënimin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt, sot është zbuluar shtatorja e Zahide Jasharit, nënës së heronjve Adem dhe Hamëz Jashari . 

Shtatorja, e realizuar nga skulptori i njohur Sabri Behramaj, paraqet nënën Zahide duke përkundur një fëmijë në djep – simbolikë që ngërthen në vete mesazhe të thella për jetën, dashurinë dhe lirinë.

Vetë autori i veprës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka ndarë emocionet dhe domethënien që mbart kjo skulpturë.

“Zahide Jashari, nëna e një familjeje që u bë themel i lirisë së Kosovës. Figura e saj, duke përkundur një fëmijë në djep, na kujton se liria fillon aty ku lind jeta, në gjirin e nënës. Dhe se fuqia e një populli qëndron tek nënat e tij – që rrisin me dashuri, me qëndresë dhe me dinjitet”, ka shkruar Behramaj.

Tutje, ai theksoi se nënë Zahide është një monument i gjallë i sakrificës dhe burrërisë së heshtur, një figurë që do të qëndrojë përjetësisht në vendlindjen e saj në zemër të Drenicës, duke përkundur djepin e lirisë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ky është çmimi i naftës, benzinës dhe gasit sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara...

Policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe pajisje ushtarake në fshatin Crepule të Zubin...

Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohet se rrëmbyen e sulmuan dy të tjerë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën janë arrestuar tre persona, pasi dyshohen...