Policia e Kosovës shpall konkurs për 350 pozita të lira për zyrtarë policorë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për 350 pozita të lira për zyrtarë policorë.

Aplikimi bëhet sipas kushteve të përcaktuara në konkursin zyrtar, transmeton Telegrafi.

Kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorë në Policinë e Kosovës duhet t’i përmbushin këto kritere:

a) Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;

b) Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;

c) Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;

d) Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;

e) Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;

f) Të mos posedojë tatuazh në pjesë të dukshme të trupit;

g) Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike.

Aplikimi në konkursin për zyrtarë policor mund të bëhet në dy mënyra: Aplikimi online ose aplikimi në formë fizike.

Detaje tjera rreth konkursit mund t’i gjeni duke klikuar këtu. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mot pjesërisht i vranët – Kështu pritet të jenë temperaturat gjatë ditës së sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme pritet të mbaj...

Kapen rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mall me karakter komercial dhe 29 mijë...

Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për dhjetëra aksidente e disa të arrestuar

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit...